Tre të rinj kanë dale me gomone sot në det në Vlorë, ndonëse që në orët e para të mëngjesit policia bëri thirrje për shmangie të larjes apo xhirove me motomjete për shkak të motit të keq që përfshiu që mbrëmë në darkë të gjithë vendin.

Ndërkohë burime për faxweb bëjnë me dije se të rinjte nuk kanë mundur të ankorojnë mjetin për shkak të dallgëve dhe erës së fortë dhe kanë qëndruar përreth 5 orë në det të hapur. Ka qenë vendimtare ndërhyrja e Rojes Bregdetare e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e mjetit në brigjet e Lukovës.

Po sipas këtyre burimeve tre të rinjtë janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re