Nje ngjarje e rende ndodhi ketë te shtune ne Vlorë, ku si pasoje e nje konflikti banal humbi jetën nje person. Krim u regjistrua ne fshatin Gumenice, ku Dilaver Veshaj, pas zënkës me kushëririn e tij 37 vjeçar e qëlloi atë disa here me sëpate, duke i shkaktuar plage te renda dhe per pasoje ndërroi jete. Trupi i viktimës u gjet nga policia rreth 500 metra larg banesës se tij. Menjëherë uniformat blu nisen kontrollet dhe ne nje kohe te shpejte bën te mundur arrestimin e tij.
