Një zjarr i madh ra në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në afërsi të fushës së mbetjeve në Vlorë.

 

Flakët përfshinë disa goma automjetesh që ishin hedhur pranë hidrovorit. Si pasojë e gjithë zona u përfshi nga tymi i zi dhe era e rëndë.

 

Drejt vendngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse. Por pavarësisht ndërhyrjes vënia nën kontroll e flakëve ishte e vështirë. Zjarrvënia dyshohet të ketë qenë e qëllimshme, ndërsa u shoqëruan nga policia 4 persona të cilët u morën në pyetje .

 

SIMO RIBAJ

 

AMBIENTALIST

 

Ky material që po dgjet, gomat nuk kanë vetëm karbon por dhe mbetje të tjera shumë po shumë të rrezikshme ëpr shëndetin e qytetarëve. Kjo lloj mbetje është shumë e lehtë për t’u ricikluar. Por pse nuk riciklohen? Ose pse nuk eksportohen për t’u ricikluar.

 

Edhe më herët në këtë zonë mbeturinave u është vendosur zjarri nga persona që mbledhin kryesisht mbetje plastike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re