Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona dhe po ndjek penalisht një të tretë për veprën penale të “zjarrvënies së qëllimshme”.
Në pranga ka përfudnuar Sardi Dalipaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bishan dhe Fatmir Rrapaj, 64 vjeç, banues në fshatin Mifol (punonjës të një firme pastrimi) si dhe procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi i mitur me iniciale E. D, 14 vjeç.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë ndezur zjarr, për djegien e mbeturinave, anës rrugës së vjetër Vlorë-Novoselë dhe si pasojë zjarri, i favorizuar dhe nga era, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinjë dhe bimësi të ndryshme në fshatrat Panaja dhe Bestrovë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb