Votimi pro ndryshimeve kushtetuese dhe rrjedhimisht pro Marrëveshjes se Prespës me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë, ka sjell një furtune të vërtete politike tek VMRO-DPMNE.

 

Partia opozitare ka përjashtuar 7 deputetet të cilët “braktisën” partinë e tyre për tiu bashkuar votës pro të forcave qeveritare për ndryshimet kushtetuese.

 

Deputetet Kërste Mukovski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Nola Ismaillovska, Ljuben Arnaudov, Emilija Aleksandrova, Sashe Vasilevski nuk do të jenë më pjesë e VMRO-DPMNE, pohoi kryetari I partisë më të madhe opozitare Hristijan Mickoski.

 

“Shtatë deputetët që votuan kundër qëndrimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve, më dëshpëruan mua, edhe pse kjo nuk është me rëndësi, por është e rëndësishme se dëshpëruan partinë dhe qytetarët. Për këtë arsye Komiteti i VMRO-së mbajti mbledhje dhe përjashtoi 7 deputetët që votuan pro ndryshimeve”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re