VMRO-DPMNE kanë paditur në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion kryeministrin, Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

 

Sipas opozitës deputetët e paditur votuan për marrëveshjen e nënshkruar me Republikën e Greqisë.

 

Siç thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së, per te akuzuarit do të ndiqen për katër baza për vepra të kryera penale, tradhti ndaj shtetit, bashkëpunim me qëllim të veprimtarisë armiqësore dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit.

 

Për të gjitha këto vepra, sipas njoftimit për media, nevojiten dëshmi përkatëse të cilat janë bashkëngjitur me aktpadinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko