VMRO-DPMNE del sërish kundër marrëveshjes së emrit me Greqinë.

 

Në një deklaratë për mediat ajo akuzoi kryeministrin Zoran Zaev për nënshkrimin e marrëveshjes së kapitullimit, për ndryshimin e emrit dhe identitetit maqedonas.

“Nënshkrimi i një marrëveshje kapitulluese për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, duke hequr dorë gjithçka që është maqedonase, është një lajm i mirë vetëm për Zoran Zaevin dhe LSDM-në. Për askënd tjetër”.

 

Sipas VMRO DPMNE-së, Zaev është një njeri që po tërheq tatëpjetë Republikën e Maqedonisë, duke shitur interesat kombëtare dhe shtetërore të të gjitha partive nga pozita e qeverisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re