Subscribe

Qytetarëve të cilëve këtë vit iu skadon karta e identitetit tashmë mund të aplikojnë në çdo njësi administrative, pavarësisht se ku banojnë.

 

ROVENA VODA

ZV MINISTRE E BRENDSHME

“Një risi tjetër, të cilën unë do të doja që qytetarët të kishin dijeni, është dhe fakti që për të ri-aplikuar për karta identiteti, jo domosdoshmërisht duhet të aplikojnë në njësinë administrative ku ata banojnë. Pra nëse flasim për ri-aplikim të kartave të identitetit, mundet që ata të aplikojnë edhe në një njësi tjetër”.

 

Nga zyrat e aplikimit në njësinë 5 në kryeqytet, zv ministra e brendshme u bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë sa më parë.

 

“ Madje Ministria e Brendshme në mënyrë që të mos arrijmë që të kemi një fluks apo dyndje të qytetarëve, do të marrë edhe masa të tjera. Një ndër to është edhe kufizimi i lëvizjes së shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga muaji tetor e në vijim, të cilët, nëse nuk janë të pajisur me një kupon për kartë identiteti, do t’u kufizohet lëvizja për jashtë. E gjithë kjo bëhet për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve, të mos krijohen radhë të gjata, duke qenë se tashmë ne kushtet i kemi krijua ”

 

Voda theksoi po ashtu se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe ditët e shtuna.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re