15 mijë pajisje smart do iu dhurohen nxënësve në mbarë vendin për tu mundësuar aksesin në mësimin online.

 

Në kuadër të fushatës #RedforKids, të iniciuar nga fondacioni Vodafone Albania, gjatë muajit të parë të pandemisë u dhuruan 5 mijë tablete për të lehtësuar procesin e mësimit online, ndërsa kjo fushatë do të shtrihet në mbarë vendin.

 

Gjatë eventit të shpërndarjes të pajisjeve smart në shkollën 9-vjeçare “Kus” në Kashar, ministrja e arsimit Evis Kushi, theksoi rëndësinë e qasjes së internetit në këto kohë pandemie.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISE

 

“Falënderoj shumë përzemërsisht Vodafone Albania, sepse këto tableta do t’i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë edhe nxënësit,

Në këtë përpjekje të madhe, e them me krenari që nuk jemi vetëm. Kemi në krah shumë partnerë tanët, donatorë, biznese të ndryshme, të cilët e kanë në ADN-në e tyre përgjegjësinë sociale. Që në fillim të pandemisë, Vodafone Albania ka ofruar 5,000 pajisje digjitale për nxënësit që vijnë nga familje në nevojë, të cilët e kishin të pamundur të ndiqnin mësimin online.”

 

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania tregon motivin e kësaj nisme.

 

ACHILLEAS KANARIS

DREJTORI I PËRGJITHSHMËM I VODAFONE ALBANIA

 

“RedForKids është iniciativa që ndërmorëm menjëherë në javët e para të karantinës për t’i ardhur në ndihmë atyre fëmijëve që nuk mund të kishin akses në mësimin online. Në epokën digjitale, aksesi online nuk është një luks por domosdoshmëri. Si kompani lider në teknologji, i japim një rol të rëndësishëm edukimit digjital dhe gjithëpërfshirjes. Kjo iniciativë shkon në linjë me objektivat tona si Vodafone Group, për krijimin e shoqërisë digjitale dhe ku të gjithë janë të lidhur dhe askush nuk mbetet pas transformimit digjital”.

 

Drejtoresha e AKSH, Mirlinda Karçanaj theksoi se e-albania ka ngritur një seksion të plotë për t’i ardhur në ndihmë arsimit.

 

“Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, me nisjen e semestrit të dytë mësimor, do të vijmë me një zgjidhje të madhe për cilësinë e arsimit shqiptar! Do të krijojmë dërrasën e zeze elektronike, një dashboard, ku nxënësit e gjithë parashkollorit dhe gjimnazit, të shohin në kohë reale rezultatet e tyre, printojnë dëftesat me vulë elektronike, apo prindërit të cilët njihen me ecurinë e fëmijëve përmes një sistemi online pa qenë nevoja për “mbledhje me prindër”. E kemi gati për implementim dhe në javët në vazhdim do ta prezantojmë me detaje, edhe përpara jush.”

 

15,000 aparatet smart, po shpërndahen nga Ministria e Arsimit për fëmijët e familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit por vetëm larg bankave të shkollës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re