Një numër i pafund denoncimesh kanë mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me operatorin telefonik Vodafone.
Kompania famëkeqe e njohur për zhvatjen e qytetarëve shqiptarë me të gjitha format e mundshme ka bërë që abonentët e tyre të mos kenë as valë dhe as internet në telefon duke kolapsuar shërbimin.
Abonentët kanë kërkuar sqarime për situatën teksa thonë se përgjigja e vetme që morën nga zhvatësit, e nënkuptuar, pasi askush nuk përgjigjej, ishte se ishin me pushime!
Kompania nuk ka dënjuar as t’u kthejë përgjigje klientëve të saj teksa situata ka kaluar pa asnjë shpjegim për orë të tëra. Qytetarët kanë bërë thirrje për bojkot të Vodafone.
Kompania e cila tashmë duket e marrë fund si pasojë e shërbimit copë-copë dhe braktisjes së mijëra klientëve, ka mbetur në grahmat e fundit të suportit të sinjalit të çalë që ofron.
Disa prej denoncimeve:
“Pershendetje stafi! Kam problem me valet dhe internetin. Televonova kompanin e Vodafone per tu informuar. Pergjigja e tyre ishte qe rri prit ti vlla se ne jemi me pushime.”
“Pershendetje JOQ Qe nga mengjesi i sotem nuk po na punojne telefonat… Disa nuk kan vale fare… Disave i ka ikur vetem interneti… Keni dijeni ca po ndodh??”
“Pershendeje JOQ ! Per gjatë gjith paradites kompania Vodafone ka ndërprerë shpesh Valet edhe edhe ka qen e pa mundur te benim telefonata vazhdon edhe tani! Flm po e publikuat”
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re