Tre persona nga Laçi e Tirana janë shoqëruar sot në Komisariatin e Policisë pas një aksioni të befasishëm të zhvilluar sot në mbrëmje, raporton korrespondentja në Sarandë.

Të arrestuarit dyshohen si autorë të vjedhjesh së 200 milionë lekëve në supermarket “Halo” në të gdhirë të 11 dhjetorit.

Policia është ende duke marrë në pyetje të dyshuarit dhe mësohet se në bashkëpunim me Prokurorinë ka dyshuar prova të mjaftueshme për vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Edhe pse hajdutët kanë marrë DVR-në kryesore të kamerave të subjektit, mësohet se ata nuk kishin arritur të marrin një tjetër server të fshehur të dy kamerave.

Në pamjet e sekuestruara mësohet se dallohen 3 të rinj të veshur me kostume sportive me kapuç, me maskë Covid, që transportojnë disa çanta ku dyshohet se janë marrë nga kasaforta. Në një filmim tjetër dallohet njëri prej të rinjve që hidhet nga kati i dytë i godinës, midis disa çarçafëve të ndërruar.

Detaje të tjera nga operacioni pritet të zbardhen në orët në vijim.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re