Skip to content

Vodhën 7 monopatina për 2 muaj, arrestohet 20-vjeçari dhe procedohet një i mitur

Policia e Tiranës ka zbardhur 7 raste të vjedhjes së monopatinave në zona të ndryshme të kryeqytetit.

 

Si pasojë është vënë në pranga një 20-vjeçar dhe proceduar në gjendje të lirë një i mitur, i cili ishte bashkëpunëtor në vjedhje.

 

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës”, thuhet në njoftim.  

 

Policia po punon për të zbardhur të tjera raste ku këta dy shtetas mund të jenë përfshirë në vjedhje.