Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohe nse kanë vjedhur banesat e dy qytetarëve. Vjedhjet kanë ndodhur gjatë muajve tetor dhe dhjetor, 2023.

Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” u vunë në pranga shtetasit Xh. L., 24 vjeç dhe të një 17-vjeçari.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në 2 banesa në qytetin e Gjirokastrës, një shumë parash dhe disa vegla pune”, njofton policia.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re