Skip to content

Vodhën banesën dhe dhunuan familjarët, burg për dy të rinjtë

gjykata fier 600x338 1

Gjykata e Fierit vendosi masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit Klejdi Saliaj dhe Arbër Muçaj që vodhën me forcë banesën e shtetasit Përparim Merdani në fshatin Greshicë, Mallakstër.

 

Dy të rinjtë nën kërcënimin e armëve të ftohta dhunuan familjarët e familjes Merdani dhe morën me forcë një sasi lekësh.

 

Të rinjët, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi, u arrestuan vetëm dy ditë pas ngjarjes, ndërsa një person I tretë me inicalet M.H është shpallur në kërkim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.