Dy hajdutë që vodhën një kasafortë me 15 mijë euro brenda në një banesë, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, janë arrestuar nga policia.

Në pranga kanë rënë 40-vjeçari Arbnor Xhimaj, dhe 38-vjeçari Lejdjan Gjoka, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje.

Nga verifikimet rezultoi se Arbnor Xhimaj ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Në pamje shihet momenti teksa ata mbërrijnë me makinë në pallat. Pasi hyjnë brenda banesës, fusin kasafortën e vjedhur në ashensor dhe e transportojnë tek bagazhi mjetit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur 02 qershor në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ndërkohë është sekuestruar automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, për të realizuar vjedhjen. Ndërsa ende s’ka informacione për kasafortën me 15 mijë eurot të grabitura në banesë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Vodhën kasafortën me 15 000 euro, në një banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Të 2 të arrestuarit, të dënuar më parë për vjedhje. Njëri prej tyre, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për këtë vepër penale.

Sekuestrohet automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, për të realizuar vjedhjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin vjedhur kasafortën me një shumë parash, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”, për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i operacionit u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
A. Xh., 40 vjeç dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. Xh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se këta shtetas, më datë 02.06.2025, kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro, në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko