Dy adoleshentë të moshës 16-vjeçare janë arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi kanë vjedhur dy kondicionerë.

 

Blutë bëjnë me dije se adoleshentët ia kanë shitur kondicionerët shtetasit me iniciale  S. M., 26 vjeç.

 

Ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasit T. Y., 16 vjeç dhe F. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë vjedhur 2 kondicionerë, në lagjen “Pavarësia”, të cilët më pas dyshohet se i ka blerë shtetasi S. M., 26 vjeç, banues në Vlorë. Për shtetasin S. M. ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.”, njofton policia./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re