Tre shteas janë arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën një lokal në lagjen “24 Maji” këtë të hënë.

 

Shtetasit e arrestuar janë A.K., 18 vjeç, E.Xh., 27 vjeç dhe G.D., 35 vjeç.

 

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pas hetimeve të zhvilluara.

 

Policia ka sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale televizora, targa mjetesh etj.

 

Ndërkohë nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të dy ngjarjeve të tjera në fushën e vjedhjeve për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re