Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër ëhstë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur materiale hekuri në një banesë dhe i kanë shitur për skrap.
Sipas policisë së Elbasanit të arrestuarit janë Florenc Tatoshi, 31 vjeç dhe Mit’hat Sharra, 52 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim nga blutë e këtij qyteti shtetasi me iniciale Th.B., 32 vjeç.
Gjithashtu u procedua penalisht P.Q.,47 vjeç, banues në Elbasan, sepse në pikën e grumbullimit të skrapit në pronësi të tij, janë gjetur e sekuestruar materialet e vjedhura nga personat e lartëpërmendur.
