Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur kasafortën e një dyqani privat që shiste pije alkoolike, në zonën e Liqenit të Tiranës.

 

Në kuadër të operacionit “Liqeni” u arrestuan Leart Sinaj dhe Besnik Muçaj, ndërsa në kërkim u shpall shtetasi me iniciale A. D., 53 vjeç.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen.

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.  

 

Vodhën kasafortën, dy njësi qendrore dhe një aparat celular, në një subjekt privat, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

 

Sekuestrohen kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes. 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”. 

  

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve L. S., 19 vjeç, dhe B. M., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës. 

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen.

 

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. D. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re