Skip to content

Vodhën me dhunë banesën në Mallakastër, pranga dy të rinjve

policia compressor 8 1

Policia ka arritur të zbardh ngjarjen e 22 marsit ku vodh me dhunë një banesë në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

 

Sipas policisë, lidhur me ngjarjen dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

 

Shtetasit e arrestuar janë me inicalet K.S, 21 vjeç, dhe A.M, 22 vjeç, të dy banues në Panahor.

 

Mësohet se të dy shtetasit e arrestuar kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

 

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet M.H.