Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për katër punonjësit e bashkisë, të cilët vodhën ndihmat e qytetarëve që ishin dhënë për shkollat dhe spitalet.

 

Reshit Fraholli drejtor i rrugëve rurale pranë bashkisë Pogradec si dhe Raif Muçka, Bektash Xhudellari e Marsel Muçllari të tre punonjës në ndërmarrjen e punëve publike në këtë bashki arritën të merrnin disa maska dhe shtroje, sipas policisë.

 

Ndërkohë që Bashkia e Pogradecit, u distancua ajo që i quajti si veprime të turpshme, teksa shpehu mbështetje për drejtësinë dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re