Kanë rënë në prangat e policisë dy autorët që dyshohet se vodhën një motor dhe disa matës uji në një pallat në rrugën “Besa në Tiranë”. Policia bën me dije se dy të arrestuarit janë vëllezër.

Njotimi i policisë

Tiranë

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji, në një pallat, identifikohen dhe kapen 2 autorët.

Vëllezërit e arrestuar, me precedentë të theksuar për vjedhje.

Gjendet në afërsi të banesës së këtyre shtetasve, dhe sekuestrohet motomjeti i vjedhur.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të denoncimeve të shtetasve N. Ç. dhe A. P., se te pallati që administron ky i fundit, në rrugën “Besa”, ishin vjedhur 1 motomjet dhe disa matësa uji, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët.

Konkretisht, u arrestuan vëllezërit, shtetasit A. N., 33 vjeç dhe K. I., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko