Policia ka arrestuar dy të rinj në Fier të cilët dyshohet se kanë vjedhur produkte ushqimore në një dyqan.  

“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasit L. Z., 25 vjeç dhe E. Th., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Portëz, pasi dyshohet se kanë vjedhur produkte ushqimore në një dyqan”, njofton policia.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. J., 28 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i shërbimeve të Policisë në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re