Gjashtë shqiptarë, mes të cilëve një grua janë arrestuar në Greqi për vjedhje. Bëhet fjalë për një bandë kriminale, e cila në mënyrë sistematike vidhte banesa në zona të ndryshme të Atikës. Mediat greke raportojnë se shumica e personave të arrestuar kanë një të kaluar të rëndë kriminale.

Anëtarët e bandës zgjidhnin rezidenca luksoze në periferitë veriore dhe jugore të Atikës dhe “gjuanin” momentin kur pronarët ishin larg. Mes personave që kanë rënë pre e vjedhjes është edhe një basketbollist i njohur amerikan, nga shtëpia e të cilit kanë vjedhur një orë të shtrenjtë dhe pasaportën.

Punonjësit e policisë kanë identifikuar 20 vjedhje nëpër shtëpi ku vlera totale e sendeve të vjedhura kalon shumën prej 120.000 euro. Në banesat e të arrestuarve janë gjetur disa sende të vjedhura, para, një pistoletë, ndërsa janë konfiskuar një motor dhe dy makina të përdorura në vjedhjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re