Një 31 vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi vodhë një shumë të konsiderueshme parash (rreth 400 000 lekë të rinj në valuta të ndryshme) në një banesë. Policia sekuestroi shumën e parave dhe automjetin që përdori 31-vjeçari për të kryer vjedhjen.

Gjithashtuu zbardh dhe u dokumentua një vjedhje tjetër e kryer nga 31 vjeçari në janar të këtij viti në Sarandë ku vodhi në një banesë, rreth 30 000 lekë të rinj dhe sende me vlerë. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se ka kryer.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re