Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorirsë duke lënë në burg infermieren e spitalit psikiatrik, Elisabeta Bardhollarin, ndersa Orjada Hoxha eshte lene ne arrest shtepie.

Këto dy shtetase u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëra tjetrën nëpërmjet mashtrimit përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake.

Referuar hetimeve infermierja e psikiatrisë u vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi.

Bardhollari, punonjese ne dyqanin e elektroshtepiakeve, dhe Hoxha përdornin një institucion finaciar për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e pacientëve.

Një tjetër skandal goditi sistemin shëndetësor në vendin tonë dy dite me pare, ku Krimi Ekonomik ka zbuluar një rast të rëndë në një spital në Tiranë. Një infermiere iu vidhte kartat e identitetit pacientëve të shtruar në spitale, dhe merrte kredi në emër të tyre.

Në bashkëpunim me një shitëse në një dyqan elektroshtëpiakesh, infermierja i merrte produktet me kredi në emër të klientëve dhe më pas i rishiste ato. Si infermierja ashtu edhe shitësja u vënë në prangat e policisë, ndërkohë që janë sekuestruar elektroshtëpiake me vlerë rrreth 40 milionë lekë të reja.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re