Skip to content

Vodhi Audin nga servisi/ Arrestohet i riu në Vlorë

850x636 policia Vlore1 e16306544986951630862087 601x450 1 1

Një 29 vjeçar me iniciale J.M është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka vjedhur një Audi në një servis në datën 23 tetor.

 

Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se i riu akuzohet për veprën penale “Vjedhje”.

 

DVP Vlorë  

 

Vodhi një automjet, në një servis, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.  

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u kap dhe u ndalua shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 23.10.2022 ka vjedhur një automjet tip “Audi”, në servisin e shtetasit A. Sh. 

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.