Policia ka shpallur në kërkim një 42-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur një automjet në pronësi të një 62-vjeçari.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.T., banues në fshatin Mëzez, Tiranë.

Ai ka vjedhur automjetin në rrugën “Kiço Greço” në qytetin e Korçës dhe pasi e ka dëmtuar e ka braktisur në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen e shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Mëzez, Tiranë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se në rrugën “Kiço Greço”, Korçë, ka vjedhur automjetin e një 62-vjeçari. Automjeti u gjet në lagjen nr. 17, i braktisur dhe i dëmtuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re