Florjan Fejza është 32-vjeçari që u arrestua pasditen e sotme nga policia, pasi vodhi 2 makina në një hark të shkurtër kohor. Në rastin e makinës së parë me të cilën bëri aksident, policia e kuptoi se e kishte vjedhur pasi kishte shkuar për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumës.

 

Gjatë kësaj kohe në polici mbërriti denoncimi që makina ishte vjedhur. Kur policia u rikthye për ta pyetur, konstatuan se ishte larguar nga spitali. Vetëm disa minuta më vonë u dha alarmi për një tjetër mjet që ishte vjedhur te Trauma. Në ndjekje shkaktoi një tjetër aksident në autostradë. 32-vjeçari rezulton se është me sëmundjen e epilepsisë dhe ishte në gjendje të dehur kur ka kryer vjedhjet e makinave. Akoma nuk është pyetur për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve që e detyruan të kryejë vjedhjen e mjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re