Skip to content

Vodhi kasafortën me 6 mln lekë në dyqanin e rrobave, arrestohet 46-vjeçari! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori

tyutyutyutyu 1

Një vjedhje e ndodhur në një dyqan veshmbathjesh në Kavajë është zbardhur nga shërbimet e policisë, duke çuar në pranga njërin prej autorëve dhe sekuestrimin e provave materiale.

Ngjarja u denoncua më datë 8 tetor 2026 nga menaxherja e biznesit të ndodhur në Lagjen Nr. 3 të qytetit, e cila njoftoi policinë se gjatë orëve të natës persona të panjohur kishin hyrë brenda duke marrë kasafortën ku gjendeshin rreth 600 mijë lekë të reja dhe 6 aparate celulare.

Sipas njoftimit zyrtar, pas veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit M. L., 46 vjeç, banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kasafortën e vjedhur së bashku me një sasi parash të mbetura brenda saj.

Po ashtu, nga hetimet u identifikua edhe bashkëpunëtori i tij në këtë grabitje, shtetasi A. S., 30 vjeç, po ashtu banues në Kavajë, i cili është shpallur në kërkim policor ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.