Një 35-vjeçar nga Fieri u arrestua në flagrancë, pasi një ditë më parë kishte vjedhur një makinë “Range Rover” në zonën e Lungomares, në Vlorë.

 

Pasditen e së hënës, shoferja e “Range Roverit” la makinën ndezur me bllokazh për të shkuar në market, por pasi u kthe nuk e gjeti më automjetin.

 

Pas denoncimit, policia u vu menjëherë në ndjekje të autorit, lëvizjet e të cilit u zbuluan falë kamerave të sigurisë në zonë. Policia e ndaloi të riun në autostradë, pranë fshatit Panaja.

 

35-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm, ndërsa vetëm tre ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici për vjedhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re