Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Amant Josifi vodhi 1 miliardë euro në Europë përmes mashtrimit me Call Centerat dhe askush nuk guxoi të lëshojë mandat arresti për të.

Komentet Berisha i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se Josifi i ka depozituar paratë e vjedhura në Dubai, me të cilat sipas tij, do të ndërtojë bashkë me bosët e tjerë të drogës, Marinën e Jahteve në Durrës.

Reagimi i Berishës:

Kjo është turp drejtësi!

Të dashur miq, Amant Josifi ortaku i Olsi Ramës vjedh me mashtrim me Call Center nga Shqipëria 1 miliard euro në Spanjë, Gjermani etj dhe ndaj tij askush nuk goxoi të lëshojë mandat arresti. Oratakun, Olsi e përcolli për Dubai ku janë të depozituara parat e vjedhura për të ndërtuar në Durrës së bashku me bosat shqiptar të trafikut të drogës të vendosur aty, Dubai City-n e Edi Ramës.

Kurse sipas komunikatës së djeshme të policisë

‘Në pranga u vu shtetasi P.M nga fshati Berdicë në Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër,’

Kësaj i thonë kur vjedh 1 miliard euro si ortak i Olsit, ndërton qytet, kurse vjedh 300 euro energji shkon në qeli. Kjo është turp drejtësia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re