Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lirojë nga qelia dhe të caktojë masën e detyrimit për paraqitje ndaj shefit të rendit pranë komisariatit të Rinasit, Altin Zeka.

Zeka u ndalua nga agjentët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pasi dyshohet se kishte vjedhur 18 pako me ushqime të fondacionit “Fundjava Ndryshe”, të cilat ishin mbledhur për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti tragji i 26 nëntorit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në gjendje të lirë do të vijojë të hetohet edhe efektivi tjetër i policisë së Rinasit Ervin Haxhillari dhe kunati i Altin Zeka, zjarrfikësi Alban Taulla.

Shefit i Rendit Altin Zeka, u arrestua u arrestua për mashtrim me ndihmat e tërmetit, videoja e të cilit për xhiron e rrjeteve sociale. DOSJA.AL u interesua për rastin dhe zbuloi skemën e vjedhjes së pakove me ushqime me destinacion për të prekurit nga tërmeti nga shefi i Rendit në Rinas. Në bashkëpunim me gruan dhe kunatin, Altin Zeka mbushi furgonin me kuti dhe i çoi tek shtëpia e vjehrrës. Në dëshminë e tij në Polici, ai u shpreh se ndihmat i kishte marrë për t’i dërguar tek policët e prekur nga tërmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re