Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi rezulton autor i dy vjedhjeve të regjistruara gjatë muajit gusht. 59-vjeçari akuzohet se vjedhur në një objekt kulti në datën 5 gusht të këtij viti, si dhe i ka vjedhur biçiketën një qytetari.

 

Ai rezulton me precedent penal të mëhershëm për vjedhje.  Policia po punon për të zbardhur të tjera raste ku mund të jetë përfshirë i arrestuari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re