Skip to content

Vodhi një automjet tip “Ford” një ditë pasi doli nga qelia falë amnistisë, vihet sërish në pranga Ardian Isufi

WhatsApp Image 2024 04 25 at 18.17.26

Është vënë sërish në pranga shtetasi, Ardian Isufi në qytetin e Korçës, i cili la qelinë ditën e djeshme pasi përfitoi nga Amnistia.

Vetëm disa orë pasi u la i lirë, Isufi kreu një tjetër vjedhje në Korçë.

LEXO EDHE: EMRI/ Nuk harroi zakonin e vjetër, një ditë pasi doli nga burgu falë amnistisë kryen vjedhjen e radhës

Sipas policisë ky shtetas ka vjedhur një automjet tip “Ford Fiesta” , i cili ka qenë e ndezur në parkimin afër lagjes nr.18 të qytetit.

Kamerat e sigurisë kapën momentin kur autori kalon me mjetin  e vjedhur në aksin Korçë – Pogradec, duke u vëmë  më pas në pranga mbrëmjen e sotme (25 Prill).

Njoftimi i policisë:

Korçë

Falë bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga 36-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 18, Korçë, ku u vodh një automjet, falë shkëmbimit të informacioneve mes DVP Korçë e strukturave të DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, në qytetin e Tiranës.

Si rezultat u ndalua shtetasi në kërkim A. I., 36 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës (automjeteve).

Ky shtetas mbrëmjen e datës 24.04.2024, dyshohet se ka vjedhur në Korçë, automjetin tip “Ford”, në pronësi të një 30-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

“”