Pamje të rënda shpërndaheshin sot ku një burrë rrihej publikisht në Kabul nga luftëtarët talibanë, sipas dënimeve të ashpra të ligjit mysliman të Sheriatit, i akuzuar për vjedhjen e një celulari.

Rrahja me kamxhik kishte ndodhur në fundjavë para ministrisë së arsimit në kryeqytetin afgan, ku burri shihej që ulërinte në dhimbje nga goditjet në shpatulla, i lidhur në një shtyllë sinjalistike.

Pamjet vijën teksa Talibanët vendosën në fuqi masën e ndalimit të punës së grave, megjithëse më parë kishin siguruar që do të tregoheshin të moderuar.
Kryetari i përkohshëm i bashkisë së Kabul ka thënë se vendet e punës në administratë që mbaheshin nga gratë, tani do të merren nga burrat.

Gjatë udhëheqjes talibane të viteve 1990-të në Afganistan, militantët përfshinin në dënimet e tyre dhe ekzekutime apo gjymtime.

#Fax_News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re