Policia në shtetin amerikan të Xhorxhias shpëtoi një burrë i cili ishte bllokuar brenda një makine patrullimi që ishte përmbysur në shinat e trenit, disa sekonda para se treni të kalonte.

Burri pak kohë më parë kishte arritur të vidhte makinën e patrullës në një moment kur ajo ishte ndalur në trafik.

Pasoi një ndjekje me shpejtësi të madhe nëpër qytet, me burrin që humbi kontrollin me makinën e patrullës e cila u përmbys në shinat hekurudhore, sipas BBC.

Departamenti i Policisë së Atlantës, i cili trajtoi rastin, lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se burri u arrestua me akuzën e vjedhjes, drejtimit të rrezikshëm, pengimit të trafikut dhe shkatërrimit të pronës publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re