Një 37-vjeçar i identifikuar si Besmir Lurdhi është arrestuar nga policia e Tiranës.

 

I riu, ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

 

Vizion Plus mëson se Besmir Lurdhi ishte punëtor i një supermarketi, te rruga “Kongresi i Lushnjës”.

 

Dy ditë më parë, i maskuar, ka shkuar natën te marketi dhe ka thyer derën e parë dhe ka hyrë brenda. Kasafortën e ka hapur kollaj pasi ka pasur dijeni për kodin, ka marrë paratë që kanë qenë aty dhe është larguar.

 

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesë.

 

Tiranë

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kasaforta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.  

 

Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte i punësuar, vihet në pranga 37-vjeçari.    

 

Sekuestrohen 640 000 lekë të rinj. 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kasaforta”.   

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit B. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.  

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re