Skip to content

Vodka, martini dhe…/ 39-vjeçari thyen karantinën e vjedh lokalin

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar nga Saranda, i cili ka grabitur një lokal në qytetin bregdetar.

Raportohet se policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Fatmir Taka me akuzën për vjedhje.

Mësohet se rreth orës 21:00 të së premtes është futur duke thyer xhamat në restorantin “Manhatan” në qendër të qytetit dhe ka kryer vjedhjen e radhës. Ai kishte marrë kryeisht pije alkoolike.