Omeri ende nuk i ka dy vite jetë në këtë botë, por drita e tij po shuhet. Lindi me një problem në zemër e qëkur erdhi në jetë, prindërit e  vogëlushit janë përballur me sprova të jashtëzakonshme.

Sakrifikuan gjithçka, dhanë çfarë kishin, por mesa duket nuk mjaftoi. Prindërit e Omerit nuk mund të përballojnë faturën e rëndë financiare për t’i shpëtuar jetën të birit, e kësisoj kanë kërkuar ndihmën e shqiptarëve bamirës.

Gjendja e Omerit mbetet e rënduar dhe prindërit si shpresë shikojnë një spital të specializuar në Itali, ndërsa trajtimi atje kushton 85 mijë dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re