Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka thënë mbrëmjen e sotme se në fund të muajit prill e deri maksimumi në mesin e muajti maji Shqipëria do jetë e çliruar nga koronavirusi.

Teksa fliste në një intervistë për Eni Vasilin, moderatorja i shfaqi Piperos një letër të një vogëlusheje e cila pyeste se kur do fillonte shkolla dhe kur vendi ynë do çlirohej nga virusi, letër e cila e preku mjekun dhe bëri që ai të fliste troç.

“Në bazë të të ecurisë së kësaj epidemie në vendin tonë, unë mendoj që fundi i prillit do na zërë me pak ose aspak raste. Maji mund të na zërë me ndonjë rast sporafik. I them Kejsit që të bëj durim se në më pak se një muaj do të shijoj jetën. Kurse vendi do jetë i çliruar 1 muaj pas rastit të fundit të infektuar. Por ne normalisht do jem i më shpejt sesa kaq.

Në bazë të konstatimeve të epidemiologëve do së paku nga dita e fillimit 4 muaj që epidemia të quhet e kaluar. Unë besoj se fundi i prillit deri maksimimi mesi i muajit maj do ta gjejë Kejsin të lirë. Duhet shumë pak durim. Po të mos ishte kujdesi i domosdoshëm për të moshuarit, Kejisi do kishte dalë nga shtëpia me kohë”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re