Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka dëshmuar ditën e sotme në Prokurorirë e Posaçme për kallëzimin që ka bërë për kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari.

 

Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se Hajdari, sëbashku me biznesmenin Pëllumb Salillari kanë shfrytëzuar paratë e buxhetit dhe burimet financiare gjatë fushatës elektorale.

 

“Sot isha për të dëshmuar për kallëzimin penal që kemi bërë për kreun e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari dhe biznesmenin Pëllumb Salillari. Lashë të gjitha foto, videot në lidhje me këta dy shtetas që përgjatë fushatës zgjedhore jo vetëm ka përdorur postin e tyre por duke patur një lidhje klienteliste kanë shfrytëzuar paratë e buxhetit dhe burimet financiare. I kemi denoncuar për disa vepra penale shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe dhunë ndaj votuesve”, tha Vokshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko