Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi u ka bërë thirrje grave dhe vajzave shqiptare që t’i bashkohen opozitës në protestën e kësaj të premteje.

 

Në një postim në “Facebook”, Vokshi duke ngritur shqetësimin se Shqipëria po rrëshket drejt diktaturës, u kërkon grave dhe vajzave që të ngrihen dhe të ndalin kryeministrin Edi Rama.

 

Sipas Vokshit, protesta e kësaj të premteje do të jetë ajo e çlirimit të institucioneve nga krimi i organizuar.

 

“Shqipëria proteston kundër Kryehajdutit Edi Rama! Sot, gratë dhe vajzat e Shqipërisë bashkohen për Shqipërinë si Evropa! Sot, të gjitha gratë e vajzat do të dalin në protestë, me fëmijët dhe për fëmijët tanë! Të dashura nëna dhe motra! Shqipëria po rrëshqet në diktaturë. Ne duhet ta ndalim Edi Ramen që po burgos politikisht gra, vajza e fëmijë! Sot, të gjitha bashkë, përkrah njëra-tjetrës, do te jemi në marshimin e çlirimit të institucioneve nga krimi i organizuar, në ora 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të jemi bashkë me familjet tona për #Shqipërinë si Europa”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re