Skip to content

Vokshi me grupin e Berishës në selinë e PD: Basha nuk është më kryetar, të largohet një orë e më pare

Albana Vokshi dhe përfaqësuese të Lidhjes Demokratike të Gruas ndodhen pasditen e së mërkurës ë Selinë Blu për të mbajtur takimin e tyre të radhës.

Duke folur për mediat, zonja Vokshi por edhe Evi Kokalari  deklaruan se askush nuk do t’i ndalë që të vijojnë takimet e tyre.

Vokshi teksa konstatoi se brava e derës së zyrës së saj ishte ndërruar dhe nuk hapej me çelësin që ajo kishte, ka informuar se mbledhja me gratë e Forumit do të mbahet në katin e dytë të godinës së selisë blu.

Vokshi i bëri thirrje kryetarit të PD-së Lulzim Basha të largohet nga detyra pasi siç tha ajo, delegatët e kanë shkarkuar nga detyra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.