Projekti i Unazës së Madhe është i mbushur me hije skandali. Kompania “Salillari”rezulton se ka marë si mbikqyrës të punimeve kompaninë IKN me të cilën rezulton se është kontraktore edhe për ndërtimin e disa segmenteve në Kukës-Morinë.

Kjo është një shkelje e hapur e ligjit 8402 sipas të cilit kompania që do të mbikëqyrë punimet nuk duhet të ketë asnjë lidhje me kompaninë që po realizon punimet.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në RTV Ora thotë se Salillari nuk duhet të kishte fituar tenderin për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Vokshi: Kush është më afër Ramës ai fiton, nëse dha dorëheqjen Qato ka shkelur në kallon e dikujt që i intereson Ramës. Janë pazare midis anëtarëve të qeverisë.IKN ka konflikt të pastër interesi sepse do të supervizojë punimet e kompanisë “Salillari”, ndërkohë që ka një projekt tjetër, Rrugën e Arbrit ku “Salillari” i jep 50% të fondeve. Por e dini që nuk ka pasur garë për projektin. Projekti është ndryshuar.

Pse u ndryshua? Kush e hartoi? Nuk kemi tender për projektin. Nuk është më me tre nivele, por me dy nivele. “Salillari” ka konflikt interesi me Erion Veliaj, gruaja e Salillarit është kushërirë e parë e tij.

Kompania tjetër është financuese dhe donatore e kryetarit të grupit parlamentar të PS. Shikoni kush i fiton tenderat. Salillari nuk duhet ta kishte fituar sepse është e ndaluar që një kompani të fitojë lote të njëpasnjëshme.

Edi Rama në fazën e vlerësimit ndryshoi dhe VKM, e hoqi kriterin e vendosur gjatë kohës së qeverisë Berisha ku duhet të plotësoheshin 70% e punimeve në projektet e tjera që kjo kompani kishte fituar dhe pastaj ti jepej një projekt tjetër.

Në kohën e vlerësimeve e hoqi Rama se e kishite parashikuar që duhet ta fitonte kjo kompani që ishte krejt mbrapa në realizimin e punimeve 70%. Për pavarazi në tender dhe favorizim shkon në burg sipas legjislacionit aktual. Gjithkush do të mbajë përgjegjësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re