Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi e ka cilësuar skandaloz urdhrin për të mbajtur një kontribut nga pagat e policiëve e mësuesve për familjet e prekura nga tërmeti.

 

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se këto akte duhet të anullohen me urgjencë pasi shqiptarët janë vetë solidarë dhe se do I ndihmojnë banorët e prekur.

 

“Urdhër skandaloz!! Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësueve. Aktet duhet të anullohen me urgjencë! Shqiptarët jane vetë solidarë, i ndihmojnë sic i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re