Volkswagen-i gjermane dhe Ford-i amerikan, vendosën themelimin
e një partneriteti mes tyre, sië e cilësuan, një “aleancë globale”, ku së
bashku do prodhojnë furgonë dhe kamionë për aktivitet komercial, automjete për
brenda qytetit, si dhe do shohin mundësinë e një bashkëpunimi për automjete
elektrike.

Kreu VW-së, Herbert Diess dhe menaxher i përgjithshëm i Ford-it,
Jim Hackett, thanë në një deklaratë se automjetet e para të prodhuara bashkarisht
do të mund të dalin në treg në vitin 2022.

Të dy kompanitë kanë nënshkruar edhe një memorandum
mirëkuptimi për bashkëpunim në shqyrtimin e makinave elektrike dhe autonome dhe
janë të gatshëm të marrin në konsideratë projekte të tjera, ose si një i vetëm
të qëndrojë subjekteve afariste pa kaluar në pronësi të përbashkët me
njëri-tjetrin, shton agjencia amerikane.

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen njoftoi më herët se për
vitin 2018 arriti shitjeje rekord me 10.83 milionë automjete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re