THUMANE- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë- Milot, në afërsi të Thumanës. Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një automjet tip “Volksweagen” ka përplasur nga pas një mjeti tip ‘Golf”.Si pasojë e përplasjen një nga mjetet ka përfunduar në bahçen e një shtëpie që ndodhej pranë rrugës.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve.

Fatmirësisht të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re