Shoqata e Bashkive të Shqipërisë referon në Gjykatën Kushtetuese procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Aty ka shkuar kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi.
Pas daljes nga gjykata, ajo tha se kërkesa e tyre ka si objekt konstatimin e antikushtetues të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ademi tha se shpreson që kur të ngrihet Gjykata Kushtetuese, të mos i njohë zgjedhjet.
“Kemi referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me objekt konstatimin antikushtetues të procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor.
Objekti i dytë ka lidhje me cerifikimin e kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike lidhur me regjistrimin e saj në zgjedhjet e 30 qershorit me argumentat që tashmë dihen.
Dekreti i Presidentit duhej të merrej në konsideratë. Shpresojmë që në momentin e parë që Gjykata Kushtetuese të jetë në punë dhe të funksionojë të mund të fillojë menjëherë gjykimin e një çështje me rëndësi”, shprehet Ademi.
Derin në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Ademi tha se shpreson që Edi Rama të mos pengojë dhe kjo gjykatë të ngrihet sa më shpejt dhe të mos fusë duart në emërimet që do të realizohen.
“Shpresojmë që gjykata të marrë sa më shpejt në shqyrtim këtë çështje” tha ajo.
Ademi nënvizoi se “ne po veprojmë në mënyrë institucionale. Të gjithë kryetarët e bashkive apo subjektet e interesuara kemi bërë atë që ne kemi gjykuar që është e drejtë”.
