Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë se nuk do ta lirojë zyrën e saj për kandidatin socialist. Në një intervistë për Opinion, Ademi nuk preferoi të jepte një përgjigje se si do të rezistonte.

Ajo tregoi edhe bisedën me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, i thanë se pjesëmarrja në votimet e së dielës ishin rreth 7%.

“Ne jemi drejt rrugëtimit të fundit të një marrëzie. Që do të thotë pavarësisht gjitha presioneve…Gjatë gjithë këtij procesi, kam zbatuar vetëm ligjin. Rezistenca ime ka qenë e thjeshtë. Unë i jam referuar vetëm ligjit. Unë di të them atë që më kanë thënë përfaqësuesit e OSBE/ODIHR.

7.9%, që do të thotë ajo që kanë vlerësuar ata. Rreth 10 mijë veta. Rezistenca ime në këtë rast edhe më përpara 30 qershorit, edhe përpara, edhe sot është ligjore.

Ju mendoni se do të vijë me përdhunë policia dhe do të më nxjerrë? 

Si mund të lejohet që kriminaliteti të uzurpojë bashkinë. 

Kjo nuk mund të ndodhë. Unë akoma besoj se sistemi do të funksionojë. 

Unë sot kam apeluar. 

Janë 95% e qytetarëve të Shkodrës që kanë refuzuar. 

Duhet të keni frikë nga gjithë ai refuzim i madh. Jemi akoma herët për të shkuar në një konkluzion të tillë”, u shpreh ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re